Picture

Emri: Carles Puyol Saforcada
Pozita: Mbrojtës
Data e Lindjes: 13-04-1978
Vendi i Lindjes: La Pobla de Segur (Lleida)
Gjatësia: 178 cm
Pesha: 80 kg
Numri: 5
Debutimi: R.Valladolid-FC Barcelona (2-2, La Liga), 02/10/1999




Biografia

Carles Puyol Soforcada është një futbollist Katalan. Lindi me 13 prill të 1978 ne La Pobla de Segur(Provinc e LLeides,Kataluni). Luan mbrojtes qendror dhe ekipi i tij i parë ishte FC Barcelona,ku u rrit si lojtar dhe si person në këtë akademi. Është mbrojtës qendror(dhe kapiten aktual) i FC Barcelona dhe i kombëtares së Spanjës. Lojtar me nje fizikus te hatashem,kualitet në teknikë dhe i shpejtë. Dallohet për formën e tij në çdo ndeshje me të njëjtën form. Debutoi në ekipin e parë të FC Barcelonës në sezonin 1999-2000,me 2 Tetor në Valladollid në një ndeshje në La Liga kunder Real Valladollid. Në sezonet e para të tij në ekipin e parë te Barcelonës ai luante si mbrojtës i djathtë, por shpesh herë edhe si mesfushor qendror.Njihet si një lojtar që pershtat në shumë pozita në fushë. Prej ardhjes se Radomir Anticit në vitin 2003 Carles Puyol luan mbrojtes qendror me mjaft sukses. Ka më shumë se 150 ndeshje si kapiten i skuadres.

Carles Puyol e filloi karrierën e tij si futbollist në ekipin lokal të lagjes së vogël ku ai ka lindur, La Pobla de Segur. Talenti i tij më vonë tërhoqi shumë dhe ju kushtua vëmendje e madhe. Si 17 vjeç, ai u regjistrua në Akademinë e Barcelonës në La Masia.

Ai shpejt u bë lojtar i Barça B dhe pastaj arriti që të debutojë në ekipin e parë më 2 Tetor 1999 kundër Valladolid nën urdhërat e Louis Van Gaal. Paraqitjet e tij filluan të shpeshtoheshin më shumë e më shumë deri kur ai zuri vend si mbrojtës i djathtë. Falë vendosmërisë së tij për tu përmirësuar dhe punës shumë të madhe, Carles Puyol u adaptua në pozitën e qendërmbrojtësit.

Në sezonin 2003-2004, ai u zgjedh si kapiteni i tretë, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë sezon ku Barça përfundoi në vendin e dytë në Ligë. Puyol bëri 27 paraqitje në Ligë dhe 7 në kupën UEFA.

Megjithatë, Carles Puyolit ju desh të presë deri në sezonin 2004-05 për të fituar medaljen e parë me Barcelonën. Ai ka qenë, që nga atëherë, kapiten i ekipit të parë dhe një pjesë thelbësore e ekipit të Frank Rajkard që fitoi kampionatin. Në fund të sezonit, ai e pa ëndërrën e tij duke u bërë realitet duke e ngritur titullin në Nou Camp.

Gjatë sezonit 2005-06, ai luajti aq mirë ashtu si në vitin e kaluar. Kapiteni i Barcelonës u nderua duke u paraqitur së bashku me titullin e Ligës para ndeshjes kundër Espanyol, para se të ngrit'te trofeun e Ligës së Kampionëve në Paris pas fitores madhështore kundër Arsenal në stadiumin Saint-Denis. Puyol mungoi vetëm 5 ndeshje gjatë tërë sezonit dhe nuk pati asnjë lëndim. Në tri ndeshje ai u pushua nga trajneri Frank Rajkard kurse në dy tjera ishte i suspenduar. Ai gjithashtu shënoi një gol me kokë në fitoren 5-0 kundër Real Sociedad më 30 Tetor 2005.

Në fund të sezonit tjetër 2006/07 (në të cilin luajti në 35 nga 38 ndeshje në Ligë), Carles Puyol pësoi lëndimin më të rëndë në karrierën e tij kur Liga veqse kishte përfunduar. Ai i dëmtoi ligamentet në gjurin e tij në një ndeshje miqësore të luajtur në Pretoria më 20 Qershor 2007 dhe ky lëndim e mbajti atë jashtë deri më 29 Shtator. Pavarësisht mungesës në muajin e parë, kapiteni i klubit luajti në 30 ndeshje në Ligë në sezonin 2007/08.

Në sezonin kur u fitua tripleta në 2008/09, Carles Puyol edhe një herë ishte lojtari më i gjithanshëm i Barcelonës. Guardiola e përdori atë si mbrojtës të djathtë në finalen e Ligës së Kampionëve, si mbrojtës të majtë në finalen e Kupës së Span
ës dhe si qendërmbrojtës në shumicën e ndeshjeve. Një lojtar me vlera shumë të mëdha, ai gjithashtu tregoi që mund të shënojë edhe gola, sikur ai që shënoi me kokë në fitoren historike 6-2 në Bernabeu. Në Romë ai shkruajti historinë duke u bërë kapiteni i parë i Barcelonës i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Në sezonin 2009/10 ai fitoi titullin në Ligë për herë të katërt. Kapiteni ishte jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe është një nga mbrojtësit më të përdorshëm nga Pep Guardiola në zemër të mbrojtjes.

Carles Puyol është gjithashtu përfaqsues i kombëtares Spanjolle, me të cilët ka luajtur në Kampionatet Botërore më 2002, 2006, 2010 dhe në ato Evropiane më 2004 dhe 2008. Në këtë të fundit ishte një nga lojtarët kryesorë të Spanjës që e fitoi trofeun në Vienë.

Në verën e vitit 2010 ai fitoi edhe medaljen e vetme që i mungonte me klub dhe me kombëtare. Një nga lojtarët kryesorë të ekipit, ai luajti në të gjitha ndeshjet dhe shënoi një gol në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, gol shumë i ngjashëm me atë që shënoi në fitoren historike 2-6 në Bernabeu.

Profili

Carles Puyol në fillim në ekipin e parë luajti si mbrojtës i djathtë por që nga atëherë ai u formua në një qendërmbrojtës të madh. Ai dallohet me forcën e tij fizike të frikshme dhe displinën në fushë. Ai është një shembull perfekt për një lojtar të ekipit dhe ai kurrë nuk e komplikon punën edhe kur shkon në sulm.

Ai gjithashtu mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë atëherë kur urdhërohet. Megjithëse nuk është i gjatë (178 cm), forca e tij fizike e bën atë shumë të fortë në ajër dhe ai është i aftë të ruajë shumë mirë sulmuesit të cilët janë më të gjatë se ai. Ai gjithashtu pëlqen të sulmojë, sidomos kur ka kornere dhe gjuajtje të lira.

Më shumë se gjithqka tjetër, Carles Puyol është pikë e referimit për pjesën tjetër të skuadrës falë karakterit dhe kualiteteve që ka për të udhëhequr dhe për shkak të krenarisë që ka në ngjyrat e Barcelonës dhe identifikimit të tij total me klubin.

Çmimet

FC Barcelona
2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kupa e Botës për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës
2006/07 Superkupa e Spanjës
2005/06 Liga e Kampionëve
2005/06 Liga
2005/06 Superkupa e Spanjës
2004/05 Liga

Kombëtarja

2010 Kupa e Botës
2008 Kampionati i Evropës
2000 Medalja e argjendtë. Lojërat Olimpike në Sidnej

Karriera

2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 FC Barcelona
2006-07 FC Barcelona
2005-06 FC Barcelona
2004-05 FC Barcelona
2003-04 FC Barcelona
2002-03 FC Barcelona
2001-02 FC Barcelona
2000-01 FC Barcelona
1999-00 FC Barcelona



Your comment will be posted after it is approved.


Leave a Reply.