Picture
Emri: Gerard Piqué
Pozita: Mbrojtës
Data e Lindjes: 02-02-1987
Vendi i Lindjes: Barcelona
Gjatësia: 192 cm
Pesha: 85 kg
Numri: 3
Debutimi: FC Barcelona-Wisla (4-0, Liga e Kampionëve), 13/08/2008


Biografia

Gerard Pique u kthye te Barcelona, te klubi i cili ka filluar të luajë futboll, në verën e vitit 2008, pas 3 sezoneve të kaluara te Manchester United dhe një te Real Zaragoza.

Gerard Pique ka lindur më 2 Shkurt 1987 dhe që nga ato kohë ai është pjesë e FC Barcelona. Që kur ishte shum i vogël ishte pjesë e klubit kur pati 10 vjet ai u bashkua me ekipin e fëmijëve (FC Barcelona Alevin B).

Nga atëherë ai ka luajtur për të gjitha kategoritë e klubit (Alevin B, Infantil B dhe A, Cadete B dhe A, dhe Juvenil B dhe A). Kur ka luajtur te Cadete B, trajner i tij ishte Tito Vilanova, me të cilin është bashkuar kur u kthye te ekipi i parë pasi që Vilanova është ndihmëstrajner i klubit. Gjatë gjithë asaj kohe duke mësuar dhe duke u rritur, Gerard Pique ka shfaqur aftësi të mëdha dhe është adaptuar shpejt në pozita të ndryshme në fushë dhe ka shfaqur që është i mirë në shënimin e golave edhe pse luan si mbrojtës.

Në fund të sezonit 2003/04 ai u largua nga jeta e tij si një azulgran dhe u largua te Manchester United. Ai debutoi në Angli më 26 Tetor, vetëm 3 javë pas arritjes, në ndeshjen për kupën Carling në ndeshjen kundër Crewe Alexandra. Ai ka qenë me ekipin e Alex Ferguson në sezonin 2005/06 dhe në sezonin 2006/07 është huazuar te Real Zaragoza.

Në sezonin e tij të vetëm te Zaragoza, Pique ka luajtur më shumë si mesfushor defanziv para 4 mbrojtësve. Katalani ka luajtur 22 ndeshje në La Liga, 18 nga to si startues dhe ka shënuar 2 gola. Gjatë asaj kohe ka luajtur së bashku me Gabriel Milito, me të cilin luan edhe tash te Barcelona.

Sezonin 2007/08, Pique u kthye te Manchester United dhe me ta fitoi Ligën Angleze dhe Ligën e Kampionëve. Ai pati një sezon të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve ku shënoi dy gola.

Në sezonin e parë me Barcelonën, Pique tregoi se pse është transferuar te Barça. Ai u bë zgjedhja e parë në qendër të mbrojtjes dhe gjithashtu shënoi tre gola, nga një në secilin kompeticion, duke pasur gjithsej 45 paraqitje. Ai filloi të njihej si Piquenbauer, për shkak të aftësive të tij që ka për të shtyrë topin përpara nga mbrojtja dhe duke luajtur edhe në sulm. Goli i tij në fitoren 6-2 në Bernabeu ishte një shembull që tregoi këtë.

Në vitin e dytë ai e rriti famën dhe filloi të njihej si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Ai formoi një ortakëri të fortë me Puyol dhe e fitoi për herë të dytë Ligën me klubin.

Me eksperiencën që ka, Pique është rregullisht pjesë e kombëtares së Spanjës. Ai me kombëtare ka luajtur edhe për U-21 dhe edhe për grupmoshat më të reja. Ai në 2007 ka luajtur në Kampionatin Botëror në Kanada për U-20, në 2006 në Kampionatin Evropian në Poloni U-19(ku Spanja fitoi) dhe në 2004 në Kampionatin Evropian në Francë për U-14 (ku Spanja përfundoi në vendin e dytë). Ai me kombëtare ka debutuar në vitin 2009 në ndeshje kundër Anglisë, dhe bëri paraqitjen e parë zyrtare në Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut në 2009.

Pique ishte lojtar kryesor në mbrojtjen e Spanjës në Kampionatin Botëror që e fituan në vitin 2010, duke luajtur në qdo minutë të qdo ndeshjeje. Ai ishte gjithashtu një element kryesor i futbollit kreativ të Spanjës.

Profili


Ai është mbrojtës shumë i madh (1.92m i gjatë dhe peshon 85 kilogram)
Madhësia e tij e trupit dhe aftësitë e mira teknike e bëjnë atë të fortë në ajër. Ai gjithashtu di shumë mirë se si ti përdor këtokualitete në sulm. Përveq në qendër të mbrojtjes, Pique gjithashtu mund të luajë edhe para 4 mbrojtësve, ashtu si ka luajtur gjatë kohës kur ishte te Real Zaragoza.

Çmimet

FC Barcelona
2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kupa e Botës për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës

Manchester United:

2007/08 Premier Liga
2007/08 Liga e Kampionëve
2005/06 Carling Kupa

Kombëtarja:

2010 Kampionati Botëror
2005/06 Kampion i Evropës U-19
2003/04 Nënkampion i Evropës U-17

Karriera:
2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 Manchester United
2006-07 Real Zaragoza
2005-06 Manchester United
2004-05 Manchester United


Your comment will be posted after it is approved.


Leave a Reply.