Picture
Messi
Treneri i Barcelonës është i lumtur me fitoren ndaj Real Madrid me rezultat 2:0 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku lavdërimet më të mëdha ia ka dërguar shenuesit të dyfishtë Leo Messit.

"Kemi luajtur shumë mirë. I kemi kontrolluar kundërsulmet e tyre të rrezikshme dhe duhet ti uroj lojtarët për të gjitha. Fati jonë që kemi një lojtar si Messi. Ka vetëm 23 vjet, dhe që tani është golshenuesi i tretë në historinë e Barcelonës. Kjo është një gjë e madhe" ka thënë Guardiola.
 
 
Picture
Messi
Messi futet ne Top 10 golashenuesit me te mir ne El Classico

Super ylli i Barcelonës, lojtari më i mirë në botë për momentin Lionel Messi me dy golat e shënuar mbrëmë në Bernabeu ka arritur të futet në top 10 golashënuesit më të mirë në histori të El Clasico.

Ai është më i miri në botë për momentin, dhe në moshën 23 vjecare është futur ...në top 10 golashënuesit më të mirë në El Clascio. Po vazhdoj me këtë ritëm shumë shpejtë do të jetë në maje të listës.

Messi deri me tani ka shënuar plotë 10 gola në El Clasico dhe mbanë vendin e nëntë në listë, duke lënë mbrapa Luis Suarezin, Ivan Zamoranon, Santiago Bernabeun e shumë emra të mëdhenjë.

Listë i prinë Alfredo di Stefano me 18 gola të shënuar ndërsa i dyti është Raul Gonzalez me 15 gola.

Lista e Top 10 golashënuesve më të mirë në El Clasico:
# Lojtari Ekipi Golat
1 Alfredo di Stéfano R.Madrid 18
2 Raúl R.Madrid 15
3 César Barcelona 14
3 Francisco Gento R.Madrid 14
3 Ferenc Puskás R.Madrid 14
6 Santillana R.Madrid 12
7 Hugo Sánchez R.Madrid 10
7 Juanito R.Madrid 10

7 Lionel Messi Barcelona 10

10 Estanislao Basora Barcelona 9
 
 
Picture
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka deklaruar se nuk e ka lënë anash transferimin e Gareth Bale nga Tottenham

Cadena Ser raporton se Rosell dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarretta nuk e kanë harruar transferimin e Bale por ata gjithashtu mbajnë edhe lidhje me sulmuesin Giusseppee Rossi.
...
Fjalët se Chelsea është shumë i interesuar për shërbimet e Uellsianit kanë arritur në Camp Nou dhe Rosell është i vendosur të shenzojë për të.

Megjithatë shefat e Tottenham Hottspours janë të bindur se nuk do ta shesin atë në verë.
 
 
Picture
Skuadra e trajnerit Jose Mourinho, u mund pastër nga Barcelona, me dy gola të Lionel Messi në "Bernabeu", duke hipotekuar kualifikimin e katalanasve. Tani Los Blancos janë pranë eliminimit nga Champions League.

Por edhe pse humbi 2-0, UEFA ka përkeqësuar disi rezultatin për spanjollët. Në sajtin zyrtar të UEFA, gabimisht është dyfishuar rezultati në favor të katalanasve, duke u shkruar se Barcelona fitoi 4-0. Kjo, mund ti shërbejë Mourinho, për të aluduar mbi ndonjë konspiracion të radhës...

 
 
Picture
Mesfushori i zhdërvjellët, Ibrahim Afellay, ka shprehur ngazëllimin e tij pas rolit vendimtar në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit.Holandezi erdhi nga stoli me 20 minuta të mbetura për të asistuar në golin e parë të Lionel Messi.

“Kjo është vërtet një ndjenjë e jashtëzakonshme. Këto gjëra i ëndërroni kur jeni fëmijë. Të bëni dallimin në një ndeshje kaq të madhe të dy rivalëve të hidhur, është gjë fantastike. Ishte një aksion i bukur individual”, ka komentuar Afellay në asistimin e tij.

“Ne bëmë një performacë të mirë. Ne ishim një ekip më i mirë edhe para përjashtimit të Pepe dhe kishim shumicën e posedimit. Ne nuk i lejuam ata të na provokojnë dhe nxorëm një rezultat të shkëlqyeshëm”, ka shtuar më tej mesfushori.
 
 
Picture
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka kritikuar Real Madridin rreth lojës së mbrëmshme, duke thënë se të zgjedhurit e Jose Mourinhos nuk përpiqeshin të luanin futboll.Klubi katalanas shënoi fitore 2-0 ndaj klubit madrilen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me të dy golat e shënuar nga Lionel Messi.

“Ata mendojnë se e vetmja rrugë për të na ndaluar neve është të luajnë këtë lloj futbolli. Ata nuk donin të luajnë futboll, ata nuk donin ta mbanin topin”.

“Kartoni i kuq ishte karton i kuq. Ai [Pepe] reagoi vërtet keq dhe për Daniel Alves kjo mund të ishte shumë e dhimbshme dhe pas kësaj kishte edhe një reagim tjetër, mendoj Marcelo ndaj Pedro – edhe ajo ishte karton i kuq”.

“Arbitri nuk e pa atë, por mendoj se ne përfundimisht jemi të kënaqur me fitoren dhe kemi bërë një hap të mirë për të shkuar drejt finales”, ka thënë Pique

 
 
Start blogging by creating a new post. You can edit or delete me by clicking under the comments. You can also customize your sidebar by dragging in elements from the top bar.