Picture

Emri: Carles Puyol Saforcada
Pozita: Mbrojtës
Data e Lindjes: 13-04-1978
Vendi i Lindjes: La Pobla de Segur (Lleida)
Gjatësia: 178 cm
Pesha: 80 kg
Numri: 5
Debutimi: R.Valladolid-FC Barcelona (2-2, La Liga), 02/10/1999




Biografia

Carles Puyol Soforcada është një futbollist Katalan. Lindi me 13 prill të 1978 ne La Pobla de Segur(Provinc e LLeides,Kataluni). Luan mbrojtes qendror dhe ekipi i tij i parë ishte FC Barcelona,ku u rrit si lojtar dhe si person në këtë akademi. Është mbrojtës qendror(dhe kapiten aktual) i FC Barcelona dhe i kombëtares së Spanjës. Lojtar me nje fizikus te hatashem,kualitet në teknikë dhe i shpejtë. Dallohet për formën e tij në çdo ndeshje me të njëjtën form. Debutoi në ekipin e parë të FC Barcelonës në sezonin 1999-2000,me 2 Tetor në Valladollid në një ndeshje në La Liga kunder Real Valladollid. Në sezonet e para të tij në ekipin e parë te Barcelonës ai luante si mbrojtës i djathtë, por shpesh herë edhe si mesfushor qendror.Njihet si një lojtar që pershtat në shumë pozita në fushë. Prej ardhjes se Radomir Anticit në vitin 2003 Carles Puyol luan mbrojtes qendror me mjaft sukses. Ka më shumë se 150 ndeshje si kapiten i skuadres.

Carles Puyol e filloi karrierën e tij si futbollist në ekipin lokal të lagjes së vogël ku ai ka lindur, La Pobla de Segur. Talenti i tij më vonë tërhoqi shumë dhe ju kushtua vëmendje e madhe. Si 17 vjeç, ai u regjistrua në Akademinë e Barcelonës në La Masia.

Ai shpejt u bë lojtar i Barça B dhe pastaj arriti që të debutojë në ekipin e parë më 2 Tetor 1999 kundër Valladolid nën urdhërat e Louis Van Gaal. Paraqitjet e tij filluan të shpeshtoheshin më shumë e më shumë deri kur ai zuri vend si mbrojtës i djathtë. Falë vendosmërisë së tij për tu përmirësuar dhe punës shumë të madhe, Carles Puyol u adaptua në pozitën e qendërmbrojtësit.

Në sezonin 2003-2004, ai u zgjedh si kapiteni i tretë, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë sezon ku Barça përfundoi në vendin e dytë në Ligë. Puyol bëri 27 paraqitje në Ligë dhe 7 në kupën UEFA.

Megjithatë, Carles Puyolit ju desh të presë deri në sezonin 2004-05 për të fituar medaljen e parë me Barcelonën. Ai ka qenë, që nga atëherë, kapiten i ekipit të parë dhe një pjesë thelbësore e ekipit të Frank Rajkard që fitoi kampionatin. Në fund të sezonit, ai e pa ëndërrën e tij duke u bërë realitet duke e ngritur titullin në Nou Camp.

Gjatë sezonit 2005-06, ai luajti aq mirë ashtu si në vitin e kaluar. Kapiteni i Barcelonës u nderua duke u paraqitur së bashku me titullin e Ligës para ndeshjes kundër Espanyol, para se të ngrit'te trofeun e Ligës së Kampionëve në Paris pas fitores madhështore kundër Arsenal në stadiumin Saint-Denis. Puyol mungoi vetëm 5 ndeshje gjatë tërë sezonit dhe nuk pati asnjë lëndim. Në tri ndeshje ai u pushua nga trajneri Frank Rajkard kurse në dy tjera ishte i suspenduar. Ai gjithashtu shënoi një gol me kokë në fitoren 5-0 kundër Real Sociedad më 30 Tetor 2005.

Në fund të sezonit tjetër 2006/07 (në të cilin luajti në 35 nga 38 ndeshje në Ligë), Carles Puyol pësoi lëndimin më të rëndë në karrierën e tij kur Liga veqse kishte përfunduar. Ai i dëmtoi ligamentet në gjurin e tij në një ndeshje miqësore të luajtur në Pretoria më 20 Qershor 2007 dhe ky lëndim e mbajti atë jashtë deri më 29 Shtator. Pavarësisht mungesës në muajin e parë, kapiteni i klubit luajti në 30 ndeshje në Ligë në sezonin 2007/08.

Në sezonin kur u fitua tripleta në 2008/09, Carles Puyol edhe një herë ishte lojtari më i gjithanshëm i Barcelonës. Guardiola e përdori atë si mbrojtës të djathtë në finalen e Ligës së Kampionëve, si mbrojtës të majtë në finalen e Kupës së Span
ës dhe si qendërmbrojtës në shumicën e ndeshjeve. Një lojtar me vlera shumë të mëdha, ai gjithashtu tregoi që mund të shënojë edhe gola, sikur ai që shënoi me kokë në fitoren historike 6-2 në Bernabeu. Në Romë ai shkruajti historinë duke u bërë kapiteni i parë i Barcelonës i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Në sezonin 2009/10 ai fitoi titullin në Ligë për herë të katërt. Kapiteni ishte jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe është një nga mbrojtësit më të përdorshëm nga Pep Guardiola në zemër të mbrojtjes.

Carles Puyol është gjithashtu përfaqsues i kombëtares Spanjolle, me të cilët ka luajtur në Kampionatet Botërore më 2002, 2006, 2010 dhe në ato Evropiane më 2004 dhe 2008. Në këtë të fundit ishte një nga lojtarët kryesorë të Spanjës që e fitoi trofeun në Vienë.

Në verën e vitit 2010 ai fitoi edhe medaljen e vetme që i mungonte me klub dhe me kombëtare. Një nga lojtarët kryesorë të ekipit, ai luajti në të gjitha ndeshjet dhe shënoi një gol në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, gol shumë i ngjashëm me atë që shënoi në fitoren historike 2-6 në Bernabeu.

Profili

Carles Puyol në fillim në ekipin e parë luajti si mbrojtës i djathtë por që nga atëherë ai u formua në një qendërmbrojtës të madh. Ai dallohet me forcën e tij fizike të frikshme dhe displinën në fushë. Ai është një shembull perfekt për një lojtar të ekipit dhe ai kurrë nuk e komplikon punën edhe kur shkon në sulm.

Ai gjithashtu mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë atëherë kur urdhërohet. Megjithëse nuk është i gjatë (178 cm), forca e tij fizike e bën atë shumë të fortë në ajër dhe ai është i aftë të ruajë shumë mirë sulmuesit të cilët janë më të gjatë se ai. Ai gjithashtu pëlqen të sulmojë, sidomos kur ka kornere dhe gjuajtje të lira.

Më shumë se gjithqka tjetër, Carles Puyol është pikë e referimit për pjesën tjetër të skuadrës falë karakterit dhe kualiteteve që ka për të udhëhequr dhe për shkak të krenarisë që ka në ngjyrat e Barcelonës dhe identifikimit të tij total me klubin.

Çmimet

FC Barcelona
2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kupa e Botës për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës
2006/07 Superkupa e Spanjës
2005/06 Liga e Kampionëve
2005/06 Liga
2005/06 Superkupa e Spanjës
2004/05 Liga

Kombëtarja

2010 Kupa e Botës
2008 Kampionati i Evropës
2000 Medalja e argjendtë. Lojërat Olimpike në Sidnej

Karriera

2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 FC Barcelona
2006-07 FC Barcelona
2005-06 FC Barcelona
2004-05 FC Barcelona
2003-04 FC Barcelona
2002-03 FC Barcelona
2001-02 FC Barcelona
2000-01 FC Barcelona
1999-00 FC Barcelona


 
Picture
Emri: Gerard Piqué
Pozita: Mbrojtës
Data e Lindjes: 02-02-1987
Vendi i Lindjes: Barcelona
Gjatësia: 192 cm
Pesha: 85 kg
Numri: 3
Debutimi: FC Barcelona-Wisla (4-0, Liga e Kampionëve), 13/08/2008


Biografia

Gerard Pique u kthye te Barcelona, te klubi i cili ka filluar të luajë futboll, në verën e vitit 2008, pas 3 sezoneve të kaluara te Manchester United dhe një te Real Zaragoza.

Gerard Pique ka lindur më 2 Shkurt 1987 dhe që nga ato kohë ai është pjesë e FC Barcelona. Që kur ishte shum i vogël ishte pjesë e klubit kur pati 10 vjet ai u bashkua me ekipin e fëmijëve (FC Barcelona Alevin B).

Nga atëherë ai ka luajtur për të gjitha kategoritë e klubit (Alevin B, Infantil B dhe A, Cadete B dhe A, dhe Juvenil B dhe A). Kur ka luajtur te Cadete B, trajner i tij ishte Tito Vilanova, me të cilin është bashkuar kur u kthye te ekipi i parë pasi që Vilanova është ndihmëstrajner i klubit. Gjatë gjithë asaj kohe duke mësuar dhe duke u rritur, Gerard Pique ka shfaqur aftësi të mëdha dhe është adaptuar shpejt në pozita të ndryshme në fushë dhe ka shfaqur që është i mirë në shënimin e golave edhe pse luan si mbrojtës.

Në fund të sezonit 2003/04 ai u largua nga jeta e tij si një azulgran dhe u largua te Manchester United. Ai debutoi në Angli më 26 Tetor, vetëm 3 javë pas arritjes, në ndeshjen për kupën Carling në ndeshjen kundër Crewe Alexandra. Ai ka qenë me ekipin e Alex Ferguson në sezonin 2005/06 dhe në sezonin 2006/07 është huazuar te Real Zaragoza.

Në sezonin e tij të vetëm te Zaragoza, Pique ka luajtur më shumë si mesfushor defanziv para 4 mbrojtësve. Katalani ka luajtur 22 ndeshje në La Liga, 18 nga to si startues dhe ka shënuar 2 gola. Gjatë asaj kohe ka luajtur së bashku me Gabriel Milito, me të cilin luan edhe tash te Barcelona.

Sezonin 2007/08, Pique u kthye te Manchester United dhe me ta fitoi Ligën Angleze dhe Ligën e Kampionëve. Ai pati një sezon të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve ku shënoi dy gola.

Në sezonin e parë me Barcelonën, Pique tregoi se pse është transferuar te Barça. Ai u bë zgjedhja e parë në qendër të mbrojtjes dhe gjithashtu shënoi tre gola, nga një në secilin kompeticion, duke pasur gjithsej 45 paraqitje. Ai filloi të njihej si Piquenbauer, për shkak të aftësive të tij që ka për të shtyrë topin përpara nga mbrojtja dhe duke luajtur edhe në sulm. Goli i tij në fitoren 6-2 në Bernabeu ishte një shembull që tregoi këtë.

Në vitin e dytë ai e rriti famën dhe filloi të njihej si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Ai formoi një ortakëri të fortë me Puyol dhe e fitoi për herë të dytë Ligën me klubin.

Me eksperiencën që ka, Pique është rregullisht pjesë e kombëtares së Spanjës. Ai me kombëtare ka luajtur edhe për U-21 dhe edhe për grupmoshat më të reja. Ai në 2007 ka luajtur në Kampionatin Botëror në Kanada për U-20, në 2006 në Kampionatin Evropian në Poloni U-19(ku Spanja fitoi) dhe në 2004 në Kampionatin Evropian në Francë për U-14 (ku Spanja përfundoi në vendin e dytë). Ai me kombëtare ka debutuar në vitin 2009 në ndeshje kundër Anglisë, dhe bëri paraqitjen e parë zyrtare në Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut në 2009.

Pique ishte lojtar kryesor në mbrojtjen e Spanjës në Kampionatin Botëror që e fituan në vitin 2010, duke luajtur në qdo minutë të qdo ndeshjeje. Ai ishte gjithashtu një element kryesor i futbollit kreativ të Spanjës.

Profili


Ai është mbrojtës shumë i madh (1.92m i gjatë dhe peshon 85 kilogram)
Madhësia e tij e trupit dhe aftësitë e mira teknike e bëjnë atë të fortë në ajër. Ai gjithashtu di shumë mirë se si ti përdor këtokualitete në sulm. Përveq në qendër të mbrojtjes, Pique gjithashtu mund të luajë edhe para 4 mbrojtësve, ashtu si ka luajtur gjatë kohës kur ishte te Real Zaragoza.

Çmimet

FC Barcelona
2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kupa e Botës për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës

Manchester United:

2007/08 Premier Liga
2007/08 Liga e Kampionëve
2005/06 Carling Kupa

Kombëtarja:

2010 Kampionati Botëror
2005/06 Kampion i Evropës U-19
2003/04 Nënkampion i Evropës U-17

Karriera:
2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 Manchester United
2006-07 Real Zaragoza
2005-06 Manchester United
2004-05 Manchester United

 
Picture
Emri: Daniel Alves da Silva
Pozita: Mbrojtës
Data e Lindjes: 6-5-1983
Vendi i Lindjes: Juazeiro (Brazil)
Gjatësia: 173 cm
Pesha: 64 kg
Numri: 2
Debutimi: FC Barcelona-Wisla (4-0, Liga e Kampionëve), 13/08/2008


Biografia:

Daniel Alves është një nga më të mirët, shumë i fuqishëm dhe pothuajse lojtari më i mirë në botë që luan në anën e djathë. Ai arriti te Barcelona në verën e vitit 2008, me 25 vjet pas 6 sezoneve të kaluara te Sevilla.

Ka lindur më 6 Maj 1983 (Juazeiro, Brazil). Daniel Alves filloi të luante futboll për të rinjët në klubin më të madh në regjion, Esporte Clube Bahia. Ai përparoi shumë dhe ishte vetëm 18 vjeq kur luajti në ekipin e parë, kur klubi atëherë menaxhohej nga ish lojtari i Barcelonës, Evaristo de Macedo.
Bahia fitoi 3-0 kundër Parana atë ditë, dhe Alves la mbresa në ndeshjen e parë. Ai e nxori aty një penallti dhe gjithashtu bëri një asist, duke bërë që adhuruesit e ekipit të tij të fillojnë të bërtasin "Ah, ah, ah, Daniel titullar".

Titulli i parë profesional për Alves ishte Kampionati i Bahia në 2001, pas saj Kupa Verilindore në 2001 dhe 2002. Kjo bëri që Alves të ftohej në kombëtaren U-20 të Brazilit në Janar të vitit 2003.
Sevilla filloi të interesohej për të dhe e mori atë në Evropë si huazim.

Të kënaqur me paraqitjet e tij, klubi Andaluzian shpejtë nënshkruajti një kontratë të përhershme me të. Në fund të 2003,Alves fitoi Kampionatin Botëror U-20 me kombëtaren e tij. Kampionati u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Brazili e mundi në finale Spanjën(me Andres Iniesta në ekip) me rezultat 1-0. Alves u emërua si mbrojtësi më i mirë në atë kampionat.

Në atë sezon 2003/04, ai luajti 29 ndeshje si mbrojtës i djathtë për Sevillën dhe klubi u kualifikua në Kupën Uefa.

Pas një kohe ai luajti në dy pozita, edhe si mbrojtës por edhe si pjesë e sulmit dhe e fitoi Kupën UEFA me Sevillën në sezonin 2005/06. Ai u emërua nga UEFA si lojtari më i mirë në kupën UEFA dhe disa muaj më vonë, ndihmoi Sevillan që ta mposhte Barcelonën në Superkupën e Evropës në Monako.

Në sezonin 2006/07, Braziliani vazhdonte të ishte shtylla kryesore e ekipit, dhe ai fitoi UEFA Cup në Glasgow dhe gjithashtu Kupën e Spanjës.

Një vit para transferimit te Barça, Alves fitoi superkupën e Spanjës kundër Real Madrid dhe debutoi në Ligën e Kampionëve, me Sevillën ku përballoi fazën e grupeve dhe pastaj u eliminua nga Fenerbahçe. Në këtë sezon 2007/08 Alves ka luajtur 33 ndeshje në La Liga, me vetëm një ndeshje më pak se Navas që kishte më së shumti paraqitje.

Tash konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë anësor në botë, Alves erdhi te Barcelona në verën e vitit 2008. Në sezonin e parë, ishte pjesë e ekipit me të cilin fitoi tripletën. Ai mungoi në shumë pak ndeshje, por një nga to ishte finalja e Ligës së Kampionëve në romë. Edhe pse është mbrojtës, ai ka shënuar 5 gola në 54 paraqitjet e tij.

Pavarësisht problemeve me lëndime ai ishte zgjedhja e parë e Guardiolës në sezonin e tij të dytë, duke fituar titullin në Ligë për herë të dytë me rradhë dhe çmime tjera. Ai shënoi 3 gola në 29 ndeshje.

Alves është gjithashtu një lojtar i rëndësishëm i kombëtares Braziliane. Në verën e vitit 2007 ai ishte fitues i Kupës së Amerikës, dhe dy vite më vonë fitoi Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut.

Profili

Ai është i gjatë 173 cm dhe peshon 64 kg, Alves është një lojtar shumë i fortë. Ai vrapon shumë në fushë, dhe është lojtar i palodhshëm që në krahun e djathtë është aktiv edhe para edhe prapa - kontribon rregullisht në sulm, pa lënë anash detyrat defanzive.

Ai shkon shumë përpara, dhe ai mund të gjuajë me të dyja këmbët. Ai është gjithashtu specialist i gjuajtjeve të lira, dhe është shumë i njohur për krosimet e tij.

Çmimet

FC Barcelona
2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kupa e Botës për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës

Sevilla
2007/08 Superkupa e Spanjës
2006/07 Kupa e Spanjës
2006/07 Kupa UEFA
2006/07 Superkupa e Evropës
2005/06 Kupa UEFA

Sporte Clube Bahía
2002 Interestatal

Kombëtarja e Brazilit
2009 Kupa e Konfederatave
2007 Kupa e Amerikës
2003 Kupa e Botës U-20

Çmimet Individuale

2005/06 Lojtari më i mirë në Kupën e UEFA (MVP)
2006 Lojtari më i mirë në Superkupën e UEFA (MVP)

Karriera

2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 Sevilla FC
2006-07 Sevilla FC
2005-06 Sevilla FC
2004-05 Sevilla FC
2003-04 Sevilla FC
2002-03 Sevilla FC
2001-02 Esporte Clube Bahía

 
Picture
Emri: Víctor Valdés Arribas
Pozita: Portier
Data e Lindjes: 14-01-1982
Vendi i Lindjes: Hospitalet de Llobregat(Barcelona)
Gjatësia: 183 cm
Pesha: 78 kg
Numri: 1
Debutimi: FC Barcelona-At. Madrid (2-2, La Liga), 01/09/2002


Victor Valdes u regjistrua në ekipin e Barcelonës si i ri më 1 Korrik 1992, nga Peña Cinco Copas.

Në Shtator të atij viti ai u largua me familjen e tij në Tenerife dhe u kthye tre vite më vonë.

Pasi i tregoi vlerat e tij shumë shpejtë me ekipet e reja dhe Barca B, trajnerët e ekipit vendosën që në sezonin 2002-03 ishte koha që Valdes të jetë pjesë e ekipit të parë. Në fillim, ai ishte zëvendësues i Roberto Bonano mirëpo sezonin e përfundoi si zgjedhja e parë e trajnerit Radomir Antic.
Ai e forcoi vendin e tij në formacionin startues në sezonin 2003-04. Ai luajti në shumicën e ndeshjeve të Barcelonës atë sezon dhe pati paraqitje fantastike, duke ndihmuar ekipin të përfundonte në vendin e dytë.

Në sezonin 2005-06 Valdes ishte njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës që i ndihmoi klubit të fitonte Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Veçanërisht të paharrueshme janë pritjet vendimtare që i bëri në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris, ku Barça fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë.

Në sezonin 2006-07 Valdes nuk mungoi asnjë herë dhe kështu luajti në të gjitha 38 ndeshjet në Ligë. Në sezonin 2007-08 ai gjithashtu ishte në të gjitha ndeshjet vetëm në tre ndeshjet e fundit ai pushoi për ti dhënë shansin Jose Manuel Pintos që të debutojë. Gjatë gjithë kësaj kohe Valdes është përmirësuar dhe tash është një nga lojtarët të cilët kanë luajtur më së shumti ndeshje për klubin.

Në sezonin 2008-09, ai fitoi trofeun Zamora për herë të dytë. Ai luajti në qdo ndeshje në Ligë duke përjashtuar 3 të fundit kur titulli ishte i siguruar. Ai pati paraqitje fantastike në finalen e Romës dhe u bë portieri i parë i Barcelonës që ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë. Paraqitjet e tij fantastike bënë që ai të vazhdojë kontratën që e mbanë atë në Camp Nou deri në vitin 2014.

Ai fitoi Trofeun Zamora për herë të tretë në sezonin 2009-10 me disa nga statistikat e tij më të mria në karrierë: vetëm 24 gola të pësuar në 38 ndeshje në ligë (0.63 për ndeshje). Legjenda Antoni Ramallets është portieri i vetëm i Barcelonës që ka fituar trofeun më shumë (5 herë).

Paraqitjet e tij shumë të mira në klub bënë që ai të ishte një nga 3 portierët e Kombëtares Spanjolle në Kampionatin Botëror, edhe pse ai nuk luajti asnjë minutë në këtë kampionat të cilin e fituan.

Profili

Njëra nga gjërat që ai duhej të punonte pas sezonit të parë, ishte qëndrimi i tij në vend të vet, gjë që u përmirësua në sezonin e dytë me ekipin e parë. Ai tash është portier me kualitete të treguara dhe ka eksperiencë shumë të madhe që kur ishte i ri.

Çmimet

FC Barcelona

2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kampionati Botëror për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës
2006/07 Superkupa e Spanjës
2005/06 Liga e Kampionëve
2005/06 Liga
2005/06 Superkupa e Spanjës
2004/05 Liga

Kombëtarja Spanjolle
Kampionati Botëror 2010

Çmimet individuale
2009/10 Trofeu 'Zamora'
2008/09 Trofeu 'Zamora'
2004/05 Trofeu 'Zamora'

Karriera
2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 FC Barcelona
2006-07 FC Barcelona
2005-06 FC Barcelona
2004-05 FC Barcelona
2003-04 FC Barcelona
2002-03 FC Barcelona