Picture
Emri: Daniel Alves da Silva
Pozita: Mbrojtës
Data e Lindjes: 6-5-1983
Vendi i Lindjes: Juazeiro (Brazil)
Gjatësia: 173 cm
Pesha: 64 kg
Numri: 2
Debutimi: FC Barcelona-Wisla (4-0, Liga e Kampionëve), 13/08/2008


Biografia:

Daniel Alves është një nga më të mirët, shumë i fuqishëm dhe pothuajse lojtari më i mirë në botë që luan në anën e djathë. Ai arriti te Barcelona në verën e vitit 2008, me 25 vjet pas 6 sezoneve të kaluara te Sevilla.

Ka lindur më 6 Maj 1983 (Juazeiro, Brazil). Daniel Alves filloi të luante futboll për të rinjët në klubin më të madh në regjion, Esporte Clube Bahia. Ai përparoi shumë dhe ishte vetëm 18 vjeq kur luajti në ekipin e parë, kur klubi atëherë menaxhohej nga ish lojtari i Barcelonës, Evaristo de Macedo.
Bahia fitoi 3-0 kundër Parana atë ditë, dhe Alves la mbresa në ndeshjen e parë. Ai e nxori aty një penallti dhe gjithashtu bëri një asist, duke bërë që adhuruesit e ekipit të tij të fillojnë të bërtasin "Ah, ah, ah, Daniel titullar".

Titulli i parë profesional për Alves ishte Kampionati i Bahia në 2001, pas saj Kupa Verilindore në 2001 dhe 2002. Kjo bëri që Alves të ftohej në kombëtaren U-20 të Brazilit në Janar të vitit 2003.
Sevilla filloi të interesohej për të dhe e mori atë në Evropë si huazim.

Të kënaqur me paraqitjet e tij, klubi Andaluzian shpejtë nënshkruajti një kontratë të përhershme me të. Në fund të 2003,Alves fitoi Kampionatin Botëror U-20 me kombëtaren e tij. Kampionati u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Brazili e mundi në finale Spanjën(me Andres Iniesta në ekip) me rezultat 1-0. Alves u emërua si mbrojtësi më i mirë në atë kampionat.

Në atë sezon 2003/04, ai luajti 29 ndeshje si mbrojtës i djathtë për Sevillën dhe klubi u kualifikua në Kupën Uefa.

Pas një kohe ai luajti në dy pozita, edhe si mbrojtës por edhe si pjesë e sulmit dhe e fitoi Kupën UEFA me Sevillën në sezonin 2005/06. Ai u emërua nga UEFA si lojtari më i mirë në kupën UEFA dhe disa muaj më vonë, ndihmoi Sevillan që ta mposhte Barcelonën në Superkupën e Evropës në Monako.

Në sezonin 2006/07, Braziliani vazhdonte të ishte shtylla kryesore e ekipit, dhe ai fitoi UEFA Cup në Glasgow dhe gjithashtu Kupën e Spanjës.

Një vit para transferimit te Barça, Alves fitoi superkupën e Spanjës kundër Real Madrid dhe debutoi në Ligën e Kampionëve, me Sevillën ku përballoi fazën e grupeve dhe pastaj u eliminua nga Fenerbahçe. Në këtë sezon 2007/08 Alves ka luajtur 33 ndeshje në La Liga, me vetëm një ndeshje më pak se Navas që kishte më së shumti paraqitje.

Tash konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë anësor në botë, Alves erdhi te Barcelona në verën e vitit 2008. Në sezonin e parë, ishte pjesë e ekipit me të cilin fitoi tripletën. Ai mungoi në shumë pak ndeshje, por një nga to ishte finalja e Ligës së Kampionëve në romë. Edhe pse është mbrojtës, ai ka shënuar 5 gola në 54 paraqitjet e tij.

Pavarësisht problemeve me lëndime ai ishte zgjedhja e parë e Guardiolës në sezonin e tij të dytë, duke fituar titullin në Ligë për herë të dytë me rradhë dhe çmime tjera. Ai shënoi 3 gola në 29 ndeshje.

Alves është gjithashtu një lojtar i rëndësishëm i kombëtares Braziliane. Në verën e vitit 2007 ai ishte fitues i Kupës së Amerikës, dhe dy vite më vonë fitoi Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut.

Profili

Ai është i gjatë 173 cm dhe peshon 64 kg, Alves është një lojtar shumë i fortë. Ai vrapon shumë në fushë, dhe është lojtar i palodhshëm që në krahun e djathtë është aktiv edhe para edhe prapa - kontribon rregullisht në sulm, pa lënë anash detyrat defanzive.

Ai shkon shumë përpara, dhe ai mund të gjuajë me të dyja këmbët. Ai është gjithashtu specialist i gjuajtjeve të lira, dhe është shumë i njohur për krosimet e tij.

Çmimet

FC Barcelona
2010/11 Superkupa e Spanjës
2009/10 Liga
2009/10 Kupa e Botës për Klube
2009/10 Superkupa e Evropës
2009/10 Superkupa e Spanjës
2008/09 Liga e Kampionëve
2008/09 Liga
2008/09 Kupa e Spanjës

Sevilla
2007/08 Superkupa e Spanjës
2006/07 Kupa e Spanjës
2006/07 Kupa UEFA
2006/07 Superkupa e Evropës
2005/06 Kupa UEFA

Sporte Clube Bahía
2002 Interestatal

Kombëtarja e Brazilit
2009 Kupa e Konfederatave
2007 Kupa e Amerikës
2003 Kupa e Botës U-20

Çmimet Individuale

2005/06 Lojtari më i mirë në Kupën e UEFA (MVP)
2006 Lojtari më i mirë në Superkupën e UEFA (MVP)

Karriera

2010-11 FC Barcelona
2009-10 FC Barcelona
2008-09 FC Barcelona
2007-08 Sevilla FC
2006-07 Sevilla FC
2005-06 Sevilla FC
2004-05 Sevilla FC
2003-04 Sevilla FC
2002-03 Sevilla FC
2001-02 Esporte Clube Bahía


Your comment will be posted after it is approved.


Leave a Reply.